U përfshi në një përleshje masive – portieri i kombëtares angleze nën hetim nga policia

by admin
Spread the love

Numri një i kombëtares angleze dhe i Evertonit, Xhordan Pikford, është përfshirë në një sherr masiv në një lokal nate të dielën në mbrëmje.

Lajmi është bërë me dije nga mediat angleze që nënvizojnë se për këtë ngjarje ai është duke u hetuar nga policia e Liverpulit.

Pikford është ngacmuar në “pub” dhe, sipas “The Sun”, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të tij. Nga debati sherri ka degjeneruar në grushte ku një person ka mbetur me hundën të thyer.

Policia po kërkon dëshmitarë okularë në ngjarje, por sipas gazetës britanike, për momentin nuk ka të dhëna se Pikford ka sulmuar ndonjë person.

You may also like