U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një grua 82-vjeçare u shpall e vdekur në një shtëpi pleqsh në New York mëngjesin e së shtunës, pas së cilës trupi i saj u dërgua në një shtëpi funerali.

Tre orë më vonë, punonjësit e zyrës së varrimit kanë kuptuar se 82-vjeçarja ishte gjallë, shkruan Guardian. Policia lokale thotë se kjo është hera e dytë në rreth një muaj që diçka e tillë ndodh në SHBA.

Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u dërgua në Shtëpitë e Funeralit Davis në Miller Place, New York, rreth orës 13:30. Policia thotë se rreth orës 14:10 gruaja është gjetur duke marrë frymë dhe është dërguar në spital, por nuk ka informacione për gjendjen e saj.

Një deklarim i parakohshëm i vdekjes ka ndodhur pak ditë më parë në Iowa, për të cilin institucioni shëndetësor ku ndodhej gruaja u gjobit me 10 mijë dollarë.

Autoritetet në Iowa thanë se gruaja 66-vjeçare u shpall e vdekur më 3 janar në Qendrën e Kujdesit për Alzheimer Glen Oaks në Urbandale, Iowa, ku ajo kishte marrë kujdes.

Ata e futën gruan në një çantë trupi dhe e çuan në një shtëpi funerali me një krematorium. Anëtarët e stafit të shtëpisë funerale më pas hapën çantën e trupit dhe e gjetën gruan të gjallë dhe duke gulçuar për ajër, raportoi New York Times.

Stafi thirri 911 dhe gruaja u dërgua përsëri në spital, ku vdiq më 5 janar, sipas raportit. Policia tha se rasti në New York i është referuar zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit për hetim. /tesheshi.com/

You may also like