U nderua nga Rama, Florian Marku flet për paragjykimet: Kam operuar duart 5 herë, o meritoj unë o askush tjetër (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme në Kryeministri u mbajt një ceremoni në nderim të boksierit Florian Marku, i cili arriti të fitonte ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Air Albania, përballë kundërshtarit meksikan.

Marku u nderua me titullin “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, pas ndeshjes ku fitoi titullin ëBC me shume vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”.

Sipas Markut, asgjë nuk është fat në jetë dhe shtoi se ai ka hasur në shumë vështirësi gjatë rrugës së tij.

“Unë nuk vij nga një familje e pasur. Prindërit e mi kanë punuar punë krahu. Nëna ime ka punuar edhe pastruese. I kam thënë dëgjo moj nënë dhe ti s’ke për të punuar më kurrë sa të jetë djali jot gjallë. Vitet kaluan dhe ajo s’ka nevojë të punojë më.

Njerëzit mendojnë se është fat. Ia kam nisur karrierën në Greqi. Nuk e kam hedhur kurrë poshtë flamurin shqiptar. Kam pasur shumë opsione.

I kam operuar duart 5 herë. Njerëzit mendojnë s është fat. E kam pasur ëndërr. Kur kam qenë në Greqi isha pa letra. E vetmja mundësi që të bëjë një sport të tillë ishte kik boks. Në Angli kam vajtur komplet rastësisht. Më mashtruan, nuk kisha as shtëpi, as makinë, asgjë. Iu thashë dua një promotor dhe kam për t’jua mbushur stadiumin plot. Dhe kështu ndodhi. Asgjë nuk është fat në jetë, duhet shumë punë.

Normalisht paragjykime kemi të gjithë. Siç më paragjykojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Marku.

Video:

You may also like