U ndanë por Fisnik Syla e ‘përcjell’ ende Fjolla Morinën në postimet e saj

by admin
Spread the love

Prej disa ditësh çifti i njohur i estradës, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, thuhet të kenë shkëputur kontaktet me njëri tjetrin.

Kjo pasi dyshja fshinë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe njëri tjetrin në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Derisa ish – çifti dhe po thumbojnë njëri tjetrin me postime dhe mbishkrime të ndryshme së fundi duket të jenë qetësuar gjërat për njërin nga ta.

Ka qenë këngëtarja ajo që ka postuar disa fotografi mjaft provokuese në Instagram derisa ajo ka marë pëlqime të shumta, pa qëllojeni kush ishte në mesin e tyre!

Po po, pikërisht Fisniki, biznismeni i njohur dhe ish – partneri i artistës i ka pëlqyer imazhet e fundit ku është shfaqur me fustan të shkurtër që i theksonte linjat fizike të bujshme.

Si duket biznismeni ende e ‘përcjell’ artisten ani pse nuk ndjeken ai duket se po i shikon postimet e Fjollës.

Theksojmë se ndarja e tyre erdhi menjëherë pas lirimit nga paraburgimi të këngëtares, derisa dyshja kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë vitin e kaluar në një ceremoni të veçantë, në mes të ishujve Maldives.

 

 


You may also like