U nda nga jeta papritur, Adrian Berisha rrëfen planet që i mbetën përgjysmë me Erinin

by admin
Spread the love

Dje u nda nga jeta në mënyrë të papritur i riu prishtinas Erin Godanci.

I specializuar në teknologjinë informative ku punonte në një prej kompanive private, ai njihej gjerësisht për punën e tij si DJ në jetën e natës së kryeqytetit.

Ndarja e befasishme nga jeta ka shkaktuar reagim të madh në rrjet të shumë miqve dhe bashkëpunëtorëve nga rrethi i gjerë që Erin kishte.

Një prej tyre, Adrian Berisha ka ndarë mes tjerash edhe planet që dyve iu mbetën përgjysmë.

Ish-Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës ka zbuluar për herë të parë se ai dhe Erini planifikonin që të krijonin një duo në muzikë.

“Gjatë këtyre ditëve u dakorduam me Erinin që ta bëjmë një duo dhe ta fillojmë një etapë të re të përbashkët në muzikë. Fatkeqësisht, tashmë kjo është e pamundur pasiqë ai më nuk është me ne në këtë botë’ – është shprehur mes tjerash Berisha.

Reagimin e tij të plotë e gjeni në vijim.


You may also like