U mposhtën nga skuadra e kategorisë së tretë, Trippier u injorua nga bashkëlojtarët kur i ftoi t’i falenderonin tifozët

by admin
Spread the love

Cambridge United, skuadër e kategorisë së tretë të futbollit anglez e eliminoi Newcastlen në fazën e 1/32-ave në St. James Park, shkruan Insporti.

Reprezentuesi anglez, Kieran Trippier u përpoq t’i ftonte shokët e tij të Newcastle United të duartrokasin tifozët që i mbështeten – por ata e injoruan atë.

Neëcastle e ka bërë zakon të eliminohet nga raundi i tretë i FA Cup dhe është hera e gjashtë në 10 vjet që ata eliminohen në këtë fazë.

Image Credit: Alamy

Trajneri Eddie Howe dërgoi një paralajmërim për lojtarët e tij, i cili ishte shumë i zhgënjyer me sjelljen e tyre.

“Ne kemi një mënyrë për të punuar dhe mendimi im personal është se ne gjithmonë duhet t’i vlerësojmë tifozët dhe t’i falënderojmë ata që erdhën dhe t’i falënderojmë ata për mbështetjen e ekipit,” shpjegoi Hoëe.

Newcastle aktualisht është i 19-ti në Premier League dhe ka fituar një ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit.

/Insporti.com

You may also like