U miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në ditën e parë të Seancës së 106-të, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim shëndetësor dhe Ligjit për barna dhe mjete mjekësore.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar, u miratua njëzëri, me mbështetjen e 81 deputetëve.

Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore, me procedurë të shkurtuar, votuan 82 deputetë.

Kuvendi dje miratoi edhe kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 të Ligjit për buxhete, të parashtruar nga deputeti Bedri Fazli.

Në kuadër të Seancës së 106-të është verifikuar edhe mandati i deputetit të ri Remzi Memedi, i cili vjen në Kuvend nga lista e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në Njësinë e Pestë Zgjedhore. Memedi hyn në Parlament pas konstatimit të dorëheqjes së deputetit të mëparshëm nga e njëjta listë zgjedhore, Surija Rashidi.

Dje, gjithashtu, Kuvendi me 81 vota “për” miratoi vendim për dërgimin e pjesëtarit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë e Hercegovinë.

You may also like