U mërzit shumë që unë hyra në BBV. Me Kejvinën kemi bërë…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Krist Aliaj është një nga banorët më në zë të këtj edicioni të Big Brother VIP. Ai ka rënë në sy për natyrën e tij të veçantë, si edhe për argumentet e bisedat ndryshe që bën me banorët e tjerë. Së fundmi, Kristi u ka treguar banorëve të tjerë diçka më tepër rreth partneres së tij.

Artisti ka theksuar se ajo është mërzitur shumë që ai ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP. Ndër të tjera, Kristi nënvizoi se nuk ka bërë asgjë gabim brenda shtëpisë, e madje as me Kejvinën, duke thënë se me këtë të fundit ka bërë veç gallatë.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Ajo u mërzit shumë kur hyra unë në Big Brother.

Luizi: A e ngushëllove atë natë para se të vije këtu?

Kristi: Nuk kam bërë ndonjë gabim që të thuash në rregull me Kejvinën kemi bërë gallatë, por unë nuk kam bërë ndonjë gabim.

Luizi: Tani po ja len fajin vajzave?

Kristi: Unë nuk kam bërë gjë, po të kem bërë gjë më thoni.

Luizi: Jo jo me Kejvinën asgjë por mund të vijë ndonjë tjetër një flokë kuqe 1.80 e gjatë.

You may also like