U largua nga Osijek, Grezda nënshkruan në një tjetër klub kroat

by admin
Spread the love

Eros Grezda do të vazhdojë të luajë në Kroaci, pasi ka nënshkruar me Sibenik për gjashtë muaj me mundësi zgjatjeje të kontratës edhe më tej.

Sulmuesi anësor u largua para pak ditësh nga Osijek, klub që në pjesën e parë të sezonit e kishte huazuar atë te ZTE në Hungari. Te kroatët gjen edhe shqiptarët e tjerë, Suad Sahiti e Mal Mehmeti.

Drejtori sportiv i Sibenik, Hrvoje Kulusic, ka deklaruar: “Eros është në gjendje shumë të mirë fizike, pasi është stërvitur me klubin hungarez.

Ai sapo ka dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Rijeka të dielën. Jam i sigurt se do të jetë kundër Istra në shtëpinë tonë”.

Grezda në Kroaci ka shpërthyer me Lokomotiva Zagreb, që e shiti atë te Osijek. Pas sezonit të parë me këta të fundit, anësori u shit në Skoci te Reangers dhe nga aty më pas nisi pikiata, edhe për shkak të dëmtimeve të shumta. / oversport.tv

You may also like