U largua nga Big Brother, Tani tregon arsyet si dhe zbulon strategjinë e Luizit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tan Brahimi zgjodhi të largohej nga shtëpia e Big Brother dhe menjëherë, ka treguar arsyet e tij, si dhe zbuloi edhe strategjinë e Luizit.

“Kur filloi të qajë Valbona u ndjeva shumë keq sepse isha midis dy njerëzve që i doja më shumë aty brenda. Ishte Luizi dhe Bona, Bona më kishte mbështetur, më ka bërë ushqimin, hekurosur rrobat.

E duke u ndjerë në mes të kësaj gjëje, meqenëse nuk kisha synime në lojë, meqenëse mu prish atmosfera hyra te dhoma e rrëfimit dhe thashë dua të dal. Do dilja por do e mbaja për brenda se pse dola. Erdhi një moment dhe më ngacmon Luizi si shok.

Më tha se dua me të nominuar, i thashë mos e bëj se kam kërkuar që të dal vetë. Më tha hajde e të tregoj diçka te dhoma e rrëfimit se vetëm aty mund flisje në privat, aty ka kamera por nuk shfaqen live.

E më tha a e di se pse e bëra këtë me Bonën, e bëra për t’i humbur vëmendjen Bledit se ishte në nominim me Kiarën.

Ishte thjesht një gjë që të shpërndaheshin videot e Bonës duke qarë se të Bledit duke mbajtur ligjërata. E kur dolëm nga dhoma e rrëfimit kemi qeshur dhe kam thënë ‘kë do bëjmë me qarë?”’, zbuloi Tani.

You may also like