U kritikua ashpër nga Chiellini e Bonucci, Ronaldo vjen me një përgjigje epike për dyshen italiane

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo kaloi në fund të afatit kalimtar të verës në Manchester United nga Juventusi.

Në fakt për yllin portugez ishte një rikthim në Old Traford, skuadër ku edhe më parë kishte luajtur.

Megjithatë ditëve të fundit, dy liderët e mbrojtjes së Juventusit, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci nuk ngurruan për ta kritikuar yllin portugez.

Sulmuesi i Manchester United ka ardhur me një përgjigje epike për dyshen italiane, duke thënë se nuk mërzitet shumë se çfarë thonë ata.

“Unë kam fituar gjithçka në futboll. Mendoni se do të shqetësohem për gjërat negative që njerëzit thonë për mua? Unë jam në një ekip futbolli që ta bëj të fitojë ndeshjet dhe të shënoj gola. E di kur kanë nevojë edhe për mbrojtjen”, deklaroi Ronaldo.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci tha se prezenca e Ronaldos në ekipin e Juventusit e ka ulur shpirtin garues.

“Unë tani jam 36 vjeç dhe kam fituar gjithçka në karrierë. Nuk shqetësohem aspak për ato që të tjerët thonë. E bëj gjumin mjaft mirë. Shkoj në shtrat me ndërgjegjen e pastër”, deklaroi Ronaldo.

Tutje sulmuesi portugez deklaroi se do t’i mbyllë gojët e liga në fushë, duke marrë edhe një shembull interesant.

“Shoh vetëm përpara dhe jam i bindur që do të mbyll shumë gojë të liga në të ardhmen. Kritikat janë pjesë e lojës, por nuk më interesojnë. Po ju jap një shembull. Në një klasë ka nxënës të mirë dhe të këqij”.

“Nëse e pyet nxënësin e keq: A të pëlqen nxënësi më i mirë, ai do të thotë jo. Kështu e ka edhe futbolli”, deklaroi pesë herë fituesi i Topit të Artë.

You may also like