“U kam lënë Zotin”, Klodiana Shala rrëfen momentin e vështirë kur e grabitën

by admin
Spread the love

Sportistja e njohur shqiptare, Klodiana Shala, së fundmi ka qenë e ftuar në “Aldo Moring Show”, ku ka rrëfyer një eksperiencë të vështirë. Ajo iu bashkua temës së ditës, me anë të një lidhje direkte. Shala ndër të tjera rrëfeu se ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj.

Sportistja shpjegoi se pas veprës penale kanë qenë miq të ngushtë të saj, por në rastin konkret ka zgjedhur që çështjen ta zgjidhin autoritetet dhe jo të merrej personalisht.

“Më ka ndodhur. Më ka ndodhur se kam pasur…Biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë.

Kam pasur dhe punonjës të tjerë, kështu që ia kam lënë gjithsecilit. Në përgjithësi, unë ia lë Zotit, por kur kam biznesin tim, në këtë temë unë do ia lë institucioneve përkatëse dhe jo të gjëmoj fëmijën e jo më shumë aksidenti, njëherë”, shtoi sportistja.

You may also like