U josh me detyrën e drejtorit të RTSH-së dhe ra në kurthin e kameres së fshehtë, paralajmëron i revoltuar Kujtim Gjuzi: Kam informuar edhe kryeministrin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë një reagim të fortë pak ditë mbasi emisioni “Piranjat” publikoi një kamera të fshehtë. Mbasi Gjuzi zbuloi me detaje gjithë prapaskenat paralajmëron se të drejtën e tij tashmë do e kërkoj tek drejtësia.

Postimi i plotë:

“Mike dhe miq.

Ftoj Zyrtarisht me dashamiresi Drejtuesit e programit te Abc te heqin brenda 24 Oreve nga ky postim publik.

Te hiqet te shkatertohet cdo kamer e fshehte hedhur ne Publik qe perben prove ku une jam prezent pa deshiren dhe miratimin tim. Une ne respekt te dinjitetit njerzor qe mbrohet nga Neni 121 Kodi i procedures Penale i Republikes se Shqiperise. E kerkoj qe te ndaloj veprime juridike per te mbrojtur dinjitetin tim.

Nese nuk e bejne nje veprim te tille Abc dhe emisioni Piranjat do te paditet nga avokatet e mij duke i’u drejtuar Gjykates sikurse kam lajmeruar publikisht ne emision me zotin Enkel Demi.

Shteti i se drejtes mund te vonoje por jam i bindur qe do te triumfoje perballe Gazetaruceve mashtrues.

Televizioni abc dhe drejtuesit e tij me kane cenuar dinjitetin.

Kujtim Gjuzi i eshte drejtuar Drejtesise ne respekt te ligjit Shteti te se drejtes dhe lirise te individit bazuar ne dinjitet njerzor.

Prej Dates 03.02.2022 deri me Date 18.02.2022 Jam mbajtur nen vezhgim pa njoftim dhe ne mashtrim me incizime, fotografim, filmime dhe me keq me kamera te fshehta nga afer dhe ne distance ne menyre te paligjeshme nga Gazetaret e emisionit “Piranjat” abc

Gazetare te cilet sikurse tashme jane bere publike kane mashtruar duke deklaruar publikisht qe jane gazetare te Televizionit Publik Shqiptar.

Mashtrimin e kam konstatuar menjehere dhe kam bere kallxim Penal prane Komisariatit te Policise Nr. 2 rreth dy muaj me pare.

Ceshtjen e pergjimit incizimit qe sipas nenit 121 Kodi i procedures penale OPGJ komisariati Nr. 2 e ka derguar ne prokurorine Tirane. Nje prokuror i bashkeshort i nje Deputeteje te Rilindjes po studion kallximin.

Eshte vene ne dijeni kryeministri dhe drejtori i RTSH disponoj telefonaten e tij po ashtu vene ne dijeni me shkrim edhe AMA me keshillim nga OPGJ

Une Kujtim Gjuzi akuzoj publikisht Tv. abc.

Dje pas telefonates se zonjushes Arilena Ara te Shtunen dhe telefonates nga Drejtori i programit te Televizionit abc zoti Arjan Shkembi te Henen 25 Prill 2022 me kane kontaktuar qe te gjenim zgjidhje paqesore per kete mashtrim te fellqur.

Zoti Arjan Shkembi pasi nuk u bind nga Une se ata ishin ne shkelje ligjore te dy jemi drejtuar ne komisariatin Nr. 2 te policise se Shtetit.

Ne kemi marre kontakt me OPGJ Zoteria OPGJ njoftoj zoterine Arjan Shkembi se ishin perballe nje vepre penale si staf.

Date 26.04.2022 Ora 08:00 prane prokurorise Tirane kam kerkuar takim me prokurorin e ceshtjes i cili ka detyrim ligjor te degjoje te demtuarin dhe te pranoje prova te Reja.

Zoti prokuror nuk me ka pritur ne zyrat e prokurorise Tirane qe ti dorezoja provat e reja per nje perndjekje televizive me pergjim ne shkelje neni 121 KPP RSh. Perndjekje, pergjim, filmim te pa miratuar nga Une Kujtim Gjuzi dhe te pa urdheruar nga nje vendim Gjykate.

I ndodhur ne rrethana dhe per nje shtyp te lire qe duam te ndertojme kam qene i hapur per bashkebisedim per rreth dy ore me drejtorin e prodhimit ne abc tv. Zotin Arjan Shkembi dhe moderatorin e emisionit Piranjat Florian Binaj qe te terheq kallximin duke refuzuar kategorikisht te jem pjese e skenarit televiziv drejtpetdrejt ne emisionin Piranjat nese:

Do te publikoheshin filmime apo pergjime te paligjesheme.

Ata vendosen te thellojne shkeljen e privacise time dhe dinjitetit personal duke demtuar imazhin tim qytetar, familjar, publik dhe politik:

Ne vijimesi te ngritjes te shtetit te se drejtes mbi bazen e Parimit:

E drejta juaj Gazetare mbaron aty ku fillon e drejta ime per te qene qyetar i lire ju sjell ne vemendje se do te mbrohem ne Gjykaten e faktit Tirane.

Mbreme televizioni abc ne emisionin Piranjat drejtuesit e saj kane shkelur te drejten time kushtetuese te mbrojtur me ligj ne Kodin Penal Republika e Shqiperise i cili thote:

Beteja ime ligjore per dinjitet do te vijoje.

Ju faleminderit mike dhe miq.”-shkruan Gjuzi.

You may also like