U hoqën në 2008-në, SHBA rivendos koka bërthamore në Britani – Shqip

by admin
Spread the love

Një transferimi kokash bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se po planifikohet nga Shtetet e Bashkuara në përgjigje të kërcënimit në rritje që vjen nga agresioni rus në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë nga të dy vendet, aleatë historikisht të ngushtë, kanë bërë thirrje për shtimin e përgatitjeve në rast lufte midis forcave të NATO-s dhe Rusisë.

Për të forcuar Aleancën, Telegraph-i citon dokumentet e Pentagonit, të cilat zbulojnë se armët bërthamore do të vendosen në bazën e Forcave Ajrore Britanike në fshatin Lakenheath në Sufolk. Informacionet tregojnë se këto armë janë tre herë më të fuqishme se bomba e Hiroshimës.

Duke komentuar raportin, një zëdhënës i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes tha: “Mbetet politika e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s që të mos konfirmojnë apo mohojnë praninë e armëve bërthamore në një vend të caktuar.”

Raketat bërthamore amerikane ishin të stacionuara në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2008, kur ato u tërhoqën pasi kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Rusia u zbeh.

Armët bërthamore që mund të arrijnë në bazën britanike besohet të jenë bomba B61-12, të cilat mund të vendosen nga avionët luftarakë.

Sipas Telegraph, ky zhvillim është pjesë e një programi të NATO-s për “zhvillimin dhe përmirësimin e objekteve bërthamore” në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. /tesheshi.com/

You may also like