U godit nga NASA, BBC: Asteroidi krijoi “një bisht” 10.000 km të gjatë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pamjet e reja tregojnë se asteroidi që u godit qëllimisht nga sonda Dart e NASA-s, ka lënë pas një gjurmë mbeturinash që shtrihet për gati 10 mijë kilometra.

Një teleskop në Kili kapi fotografinë e jashtëzakonshme të një bishti të ngjashëm me atë të një komente, të krijuar pas shkëmbit hapësinor.

Sonda e përplasur mbi të javën e kaluar, kishte për qëllim të provonte nëse asteroideve që përbëjnë kërcënim për Tokën, mund t`iu ndryshohej drejtimi.

Shkencëtarët ende po punojnë për të përcaktuar nëse testi ishte i suksesshëm dhe nëse trajektorja e asteroidit ndryshoi vërtet. Imazhi i jashtëzakonshëm u mor nga astronomët në Kili dy ditë pas përplasjes.

Ata arritën ta diktojnë gjurmën gjigante duke përdorur Teleskopin Kërkimor Astrofizik Jugor (Soar). Ajo pritet të bëhet edhe më e gjatë derisa të shpërndahet plotësisht dhe të duket si pluhuri tjetër hapësinor përreth.

“Është e mahnitshme se sa qartë arritëm të kapnim strukturëve dhe nivelin e shtrirjes së pasojave të kësaj goditjeje në ditët që e pasuan”, u shpreh eksperti Teddy Kareta, i cili ishte i përfshirë në vëzhgim. Gjurma e mbeturinave do të monitorohet gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, tha Michael Knight nga Laboratori i Kërkimeve Detare të SHBA.


Top Channel

You may also like