U dogj në vitin 2019, ja kur do të hapet katedralja “Notre Dame” në Paris! – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Katedralja “Notre Dame” në Paris është një ndër monumentet kulturore më të bukura në botë, por pas zjarrit që ra në vitin 2019 mundësia për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme “u shua” ditë pas dite.

Megjithatë duket se mrekullia ka ndodhur, teksa tashmë po mendohet që katedralja të hapet për vizitorët në 2024.

Lajmin e ka dhënë ministri francez i Kulturës, Rima Abdul Malak.

Monumenti i Parisit i shekullit të 13-të mori flakë në prill të vitit 2019. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer me synimin për ta rikthyer atë në modelin e tij të mëparshëm, transmeton ‘gazeta shqip”.

Rihapja e objektit të famshëm turistik përkon me Olimpiadën e Parisit 2024, kur mijëra spektatorë pritet të mbërrijnë në Francë. Restaurimi dhe ndërtimi i katedrales Notre Dame me kosto 850 milionë euro përfshin tri faza. Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të rrënojave në ambientet e brendshme, dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së objektit.

Faza e dytë që përfshin punimet në kornizat dhe çatitë. Kurse rindërtimi i majës do të fillojë në fund të verës, ndërkohë që faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e jashtëm.

You may also like