U dëmtua në ndeshjen e fundit, Gentian Selmani operohet me sukses

by admin
Spread the love

Portieri shqiptar i Boluspor, Gentian Selmani u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në menisk. Gardiani shqiptar u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe u detyrua të largohej nga fusha e lojës në minutën 61.

Megjithatë, vetë portieri nëpërmjet një postimi në Instagram ka lajmëruar për dëmtimin e tij dhe operacionin. Ai i qetësoi tifozët e tij pasi tha se gjithçka shkoi mirë dhe nga nesër do të fillojë fazën e rehabilitimit.

“Pas një dëmtimi në menisk në ndeshjen e fundit, ishte e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale. Faleminderit Zotit, gjithçka shkoi mirë falë dhe mjeshtërisë së profesor doktorit të Galatasarayt, Yener Ince të cilin e falenderoj.

Nesër filloj fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer sa më shpejt dhe sa më i fortë në fushë”, shkruhej në postimin e Selmanit. /oversport.tv

Foto: Gentian Selmani Instagram

You may also like