U çmenda, kam bërë një deklaratë…

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar i humorit, Rezart Veleshnja është vënë në qendër të mediave përgjatë këtyre dy ditëve, pas lajmit që ka qarkulluar në disa portale se ai është grabitur e dhunuar teksa po tërhiqte para pranë një bankomati në kryeqytet.

Ky lajm duket se e ka bezdisur shumë aktorin, i cili përmes një dalje sot në emisionin e mëngjesit në Top Channel, tregoi se asgjë nuk është e vërtetë dhe ai nuk është dhunuar e as vjedhur, duke e konsideruar si shpifje.

Madje, Veleshnja tha se është bezdisur nga këto lajme të rreme dhe se ligji për shpifjet duhet të kishte autoritet më të rëndësishëm mbi këto akuza të pabazuara.

“Kam dalë kam bërë një deklaratë se u çmenda, është mashtrim. Ligji për shpifjet duhet të ishte një nga ligjet me të cilat duhet të ishte bërë nami.”– tha Rezart Veleshnja në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

You may also like