U-19: Në Egnatia Arena Kosova mposht Shqipërinë në miqësore  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shqipëria U-19 është ditën e sotme në një miqësore nga Kosova U-19 me rezultatin e pastër 0-2. Dardanët triumfuan ndaj kuqezinjve në Egnatia Arena pasi shënuan nga një gol në çdo pjesë. Ishte fillimisht Maloku ai që hapi siparin e golave, ndërsa në pjesën e dytë Tovelani dyfishoi gjithçka.

Fraksioni i parë ishte i barabartë për të dyja skuadrat. Të dy ekipet u përpoqën të gjenin rrugën e rrjetës në disa raste, por ishte Maloku ai që u tregua më i saktë, nga bashkëmoshatarët e tjerë. Ai arriti të çonte topin në rrjetë në minutën e 28-të, duke vulosur edhe rezultatin e pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti dhe golin e dytë, minutën e 55-të me Rinor Toverlanin. Kuqezinjtë morën kontrollin e lojës në dorë dhe ju afruan shumë herë golit që do të rihapte ndeshjen por pa arritur të finalizojnë me sukses. Kështu takimi përfundoi me rezultatin 2-0 me kombëtaren e Kosovës që doli triumfuese nga ky takim miqësor.

Kjo miqësore u zhvillua në kuadër të grumbullimit që kuqezinjtë po zhvillojnë si përgatitje për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë. Skuadra e Cungut në këtë turne do të luajë ndaj Belgjikës, Spanjës dhe Rusisë. /oversport.tv

MIQËSORE
Shqipëri U-19 – Kosovë U-19 0-2
Shënues:
Maloku 28′, Toverlani 55′

You may also like