Tyson Fury i dërgon mesazh tronditës Anthony Joshuas

by admin
Spread the love

Joshua i humbi titujt e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë pasi u mposht nga Usyk muajin e kaluar në Londër, megjithatë, Joshua do ta ketë një rimeç ndaj Usyk.

Por, bashkatdhetari i tij, Fury, beson se 31-vjeçari duhet t’i varë dorëzat në gozhdë nëse mposhtet përsëri nga Usyk.

“Mendoj se, nëse Joshua nuk e rreh Usykun në rimeç, atëherë ai ka mbaruar, lë të pensionohet, kaq”, tha Fury për Boxing Social.

“Joshua duhet ta fitojë atë luftë, nuk ka rëndësi se si e bën”, shtoi ai.

I pyetur nëse ishte mllefosur nga disfata e Joshuas ndaj Usyk, Fury u përgjigj: “Jo i mllefosur të jem i sinqertë. Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë, ai e humbi luftën ndaj një luftëtari më të mirë”.

Fury do ta mbrojë titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë kundër Deontay Wilderit më 9 nëntor në Las Vegas. 

You may also like