Ty nuk të duhet asnjë…

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi ka botuar së fundmi librin e tij të parë “Në garë me veten”, të cilin ai e prezantoi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale. Por duket se ky projekt i ri i Ermalit ka ngjallur shumë komente jo vetëm te publiku, por edhe te njerëz të njohur në median shqiptare.

Anisa Kushta është një personazh i njohur kryesisht në rrjetet e saj sociale, për postimet e saj ironike, teksa së fundmi ka bërë edhe një postim lidhur me librin e parë të Ermal Mamaqit në rrjete sociale.

Ajo ka bërë një fotomontazh të librit të tij, duke i ndryshuar titullin e duke shkruar “Në garë me qentë e lagjes”, që duket se nuk është pritur shumë mirë nga Mamaqi i cili i ka bërë edhe një koment. “Anis, o dritë e qenëve të lagjes tënde. Ku duhet të paguaj për këtë reklamën?”

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy është komenti i gazetares Iva Tiço, e cila duke iu referuar një deklarate të Ermalit pak kohë më parë, i cili këshillonte që të rinjtë mos të lexonin më romane. “Mezi e kisha pritur, deri tani kam lexuar romane kotmekot, por sic thote dhe nje njeri i ndritur kjo eshte kohe e harxhuar kot.

Faleminderit e ndreruarË qe keni nxjerre kete veper, vetem duam dhe trajnime nga ty se keto jane tema te Fella shune, respekte dhe mirnjohje per Juve” – shkruan me ironi Iva Tiço, teksa nuk ka munguar as kundërpërgjigja e Ermalit, i cili duket se nuk e ka pritur mirë këtë koment.

“Iva zemër… Sa mirë që Anisa e botoi këtë libër se ti vdes për qenin… Më fal se unë kotmekot ndërhyra, se nuk kam lidhje më këtë punë por ngaqë jam fanËs i AnisësË. Por ty nuk duhet asnjë trajnim sepse ti ……..”, shkruan Ermali, duke e shoqëruar komentin e tij me një emoji me puthje.

Ndërkaq, Iva ka vijuar me ironinë e saj teksa ka shkrjar: “@(null) mes fansash jemi të gjithë”. Ajo nuk e etiketon fare Ermalin, por  ka vendosur fjalën “null” që nënkupton dikë që është zero dhe nuk ka vlerë.

You may also like