Twitter rikthen llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

UASHINGTON, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Kompania e mediave sociale Twitter ka rikthyer llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi pronari i ri i kompanisë Elon Musk.

Musk mbajti një sondazh në platformën e mediave sociale, duke pyetur përdoruesit nëse llogaria e Trump duhet të rikthehet.

Rreth 15 milionë përdorues u përgjigjën, me 51.8% që votuan po.

“Populli ka folur. Trump do të rikthehet. ”Vox Populi, Vox Dei,” shkroi Musk në Twitter, duke përdorur një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit, zëri i Zotit”.

Është e paqartë nëse Trump do të fillojë të përdorë përsëri Twitter, pasi ka krijuar platformën e tij të quajtur Truth Social.

“Votoni tani me pozitivitet, por mos u shqetësoni, ne nuk do të shkojmë askund. Truth Social është i veçantë!”, postoi Trump në Truth Social ndërsa sondazhi i Musk ishte drejtpërdrejt.

Trump u pezullua nga Twitter në janar 2021, dy ditë pasi rebelët pro-Trump sulmuan Kapitolin e SHBA, duke ndërprerë një seancë të përbashkët të Kongresit dhe duke vrarë pesë persona.

Të martën, ai nisi një projekt politik për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like