Twitter, më së fundi vjen funksioni për të ndryshuar tekstet e publikuara!

by admin
Spread the love
Ashtu siç donte Elon Musk

 

Më së fundi! Risia e propozuar nga Twitter do të bëjë të lumtur më shumë se 237 milionë përdoruesit e tij në gjithë botën. Së shpejti do të vijë funksioni, që do të lejojë ndryshimin e teksteve të publikuara.

Ky është një funksion i kërkuar nga përdoruesit që nga lindja e tij, në vitin 2006, për të korrigjuar gabime ortografike apo të rishikojnë mesazhet e shkruara shumë shpejt.

Shoqëria njoftoi se funksioni i shumëpritur, i cili do të quhet Edit Tweet, do të jetë disponueshëm në fazë eksperimentale për një grup të kufizuar. Më pas, do të jetë i disponueshëm me pagesë (4,99 dollarë në muaj) për përdoruesit e shërbimit Twitter Blue. Megjithatë korrigjimi i tweet mund të bëhet vetëm brenda 30 minutave pas publikimit.

“Si çdo funksion i ri, ne po e testojmë qëllimisht Edit Tweet te një grup i kufizuar përdoruesish, që gjë do të na ndihmojë të identifikojmë dhe të zgjidhim problemet e mundshme. Kjo përfshin mënyrën në të cilën njerëzit mund ta keqpërdorin funksionin”.

Edhe pse shumë njerëz e kanë kërkuar prej vitesh funksionin për të ndryshuar një tweet – të cilin rivalë si Facebook dhe Instagram e ofrojnë – të tjerë kanë ngritur shqetësime rreth ndërlikimeve të mundshme që mund të sjellë ky funksion.

Ekspertë të sigurisë, për shembull, ngrenë pyetjen – Çfarë do të ndodhte nëse një tweet i padëmshëm të bëhej viral dhe më pas të ndryshohej duke përfshirë ngacmime apo keqinformime, duke rritur mundësinë e përhapjes së një tweet-i që ndryshe mund të mos kishte ndodhur.

 

Elon Musk, i kënaqur

Ky është një revolucion i vërtetë për Twitter, i cili, në vitin 2017 dyfishoi numrin e karaktereve të disponueshme nga 140 në 280, duke rritur mundësinë e shprehjes së një mendimi, për të cilin do të pendohej shumë shpejt më pas.

Jo rastësisht, siç thekson me ironi “New York Times”, kanë kaluar “vetëm” 15 vjet, 9 muaj dhe 22 ditë që kur përdoruesit kanë filluar të kërkojnë mundësinë për të ndryshuar një tweet, duke mos pasur mundësi të korrigjojnë gabime të mëdha apo të tjera.

Me siguri, Elon Musk është i kënaqur. Pavarësisht betejës ligjore, në të cilën është përfshirë, pasi ka hequr dorë nga blerja e Twitter, miliarderi numër 1 i Tesla dhe Space X pati theksuar disa herë synimin për të përfshirë funksionin e sapoprezantuar.

You may also like