Twitter i jep fund politikës për menaxhim të dezinformatave për koronavirus

by admin
Spread the love

Gjiganti Twitter i ka dhënë fund politikës për luftimin e informacionit të rremë për pandeminë e koronavirusit.

Sipas njoftimit, kompania nuk është duke marrë veprime kundër postimeve që shkelin rregulloret për këtë virus.

Twitter ka bërë të ditur më parë se deri në muajin shtator ka pezulluar më shumë se 11.000 llogari për përhapje të informacionit të rremë për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Politikat tjera mbi informacionin e rremë është thënë se vazhdojnë të zbatohen.

Nën politikën specifike për COVID, Twitter ka pezulluar për disa orë, apo edhe përgjithmonë llogaritë e personave që kanë postuar vazhdimisht lajme të rreme për virusin.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, është zotuar se do ta bëjë Twitterin hapësirë për shprehje të lirë, pas blerjes së kësaj platforme për 44 miliardë dollarë.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.


Top Channel

You may also like