“TVSH-ja ime” e adaptuar me limitin më të lartë, ja çfarë duhet të bëni

by admin
Spread the love

Drejtoria e të ardhurave publike bën me dije se aplikacioni “TVSH-ja ime” është përshtatur në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar për personat fizik të publikuar në Gazetën Zyrtare të RMV-së nr. 23 mars 2023, transmeton PRESSonline.mk.

“Kjo do të thotë që të gjithë përdoruesit e aplikacionit “TVSH-ja ime” do të duhet të shkarkojnë versionin e ri të aplikacionit nga Playstore, Appstore dhe Appgaleria Huawei. Ndryshimet janë tashmë të dukshme në aplikacionin MyDDV në versionin 2.1.6. Pagesat me rritje maksimale prej 2.100 denarë për përdorues për llogaritë e skanuara fiskale në tremujorin e parë të këtij viti do të realizohen në muajin maj”, njofton DAP.

Aktualisht aplikacionin “TVSH-ja ime” e përdorin 523 673 qytetarë dhe numri i përdoruesve të rinj po rritet çdo ditë. Nga fillimi i masës e deri më sot qytetarëve u janë kthyer afër 6 miliardë denarë. /PRESSonline.mk

You may also like