TV ruse thonë se ‘britanikët po hanë ketrat e parqeve’ prej mangësive të furnizimit (video-fotot)

by admin
Spread the love

Një televizion rus doli sot në mediat britanike për pretendimet ‘ekstravagante’ se mungesat e furnizimeve me ushqime, në po detyrojnë vendasit të hanë ketrat e parqeve qytetare, prej mangësive të ardhura nga lufta në Ukrainë.

Nuk dihet se sa i bazuar është pretendimi por raportimet ruse thonin se financimet për luftën kanë detyruar vendasit të hanë brejtësit e vrarë në rrugë nga makinat.

Pretendimet vinin nga gazetarja Olga Skabeyeva, e cila ka programin e saj ’60 minuta’ ne rrjetin shteteror.

Në episodin e fundit të programit, ajo pretendonte se restorantet britanike po shërbenin “ketra të egër” për arsye të “mangësive të ushqimit”.

Zonjusha Skabeyeva njihet si një nga mbështetëset më të shfrenuara të propagandës së qeverisë, por sado e çmendur të tingëllojë kjo, një kompani pyjore në Britani e quajtur ‘Three Atop’, po i rekomandon njerëzve në vend që t’i konsumojnë ato, me qëllim kontrollimin e popullsisë së shtuar qytetare të ketrave.

Dhe në fakt zyrtari i kompanisë Kerry Hosegood doli në mbrojtje të punëdhënësve të tij duke thënë për  rrjetin The Times se “nuk ka asgjë të keqe t’i hamë ata”.

Zonjusha Skabeyeva tha: “Sot mësohet se në Britaninë dikur-e Madhe po shërbehen ketra për të ngrënë”.

“Duke parë se ka plot kafshë në parqe, atëherë përse të mos i hamë, duke marrë në konsideratë mangësitë e ushqimit. Ata nuk sprapsen nga vendimi për të dhënë armë për Zelenskin prandaj do të hanë ketra dhe do të furnizojnë me anti-tanke Kievin”.

Prej nisjes së sulmit në Ukrainë, Britania ka qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës, duke furnizuar deri tani me 2.2 miliardë paundë armatime, stërvitje dhe mbështetje humanitare.