Tuti Sejdiu niset për ta përfaqësuar Kosovën në Miss Universe

by admin
Spread the love

Të hënën e 13 dhjetorit do të organizohet në Israel eventi i “Miss Universe” që do të bëjë bashkë dhjetëra përfaqësuese nga e gjithë bota.

Në mesin e tyre do jetë edhe e përzgjedhura e Kosovës, Miss Tuti Sejdiu.

Rreth dy javë përpara eventit, ajo sot ka marrë rrugë drejt Izraelit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash është shprehur:

“Po nisem drejtë rrugës për të ndjekur ëndrrën time ta përfaqsoj Kosovën në Israel ku do të mbahet gara madhështore e Miss Universe . Uroj që gjatë kësaj eksperience do të arrijë të ju bëj krenarë të gjithëve”.

Suksese Tuti!


You may also like