Turqia, tjetër goditje një rrjeti spiunazhi – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar se i përkisnin një rrjeti spiunësh që synonte të vriste një disident çeçen në Turqi me urdhër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, njoftuan mediat lokale.

Siç raportoi Daily Sabah, si pjesë e një hetimi të nisur nga zyra e prokurorit të Stambollit, gjashtë spiunë rusë u arrestuan më parë (8 tetor).

Sa i përket dy të tjerëve, të identifikuar si Said Magamed Abdulaev dhe Shohruk Ahmedov, ata u arrestuan nga policia më 2 nëntor në Antalia dhe Stamboll. Media turke më tej thekson se Abdulaev po mblidhte informacione për disidentët çeçenë në Turqi, ndërsa Ahmedov bashkëpunonte me liderin e rrjetit të spiunazhit, Bislan Rasaev.

Eshtë bërë e ditur se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas paraqitjes në gjykatë janë dërguar në burg.

Vrasje që nga viti 2004

Daily Sabah shkruan se spiunët – katër shtetas rusë dhe një ukrainas dhe një uzbek – planifikonin të vrisnin një disident çeçen që jetonte në Turqi me pseudonimin “Abdulhakim”, i cili po luftonte në opozitën siriane kundër regjimit të Bashar Asadit.

Sipas Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Turke MIT, drejtuesi i rrjetit të fshehur Rasaev ka marrë urdhra nga Kazbek Dukuzov dhe Adam Delimkhanov, një përfaqësues në Dumën ruse dhe një i afërm i liderit çeçen Kadyrov, i cili gjithashtu kërkohet nga Interpoli.

Sipas mediave turke, Dukuzov ka urdhëruar gjithashtu katër vrasje të disidentëve çeçenë në Evropë që nga viti 2004. /tesheshi.com/

You may also like