Turqia në kundërshtim me vendimet e BE-së – gazin rus do ta blejë me rubla

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë rënë dakord që pagesat me furnizimet e pjesshme me gaz të bëhen me monedhën ruse rubla.

Bisedimet dypalëshe, të mbajtura në Sochi, zgjatën mbi katër orë të premten, raporton cnn.

“Në procesin e negociatave, presidentët ranë dakord që të fillonin pagesat në rubla për furnizimet e pjesshme të gazit”, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri rus Alexander Novak pas takimit.

“Po flasim për kalimin në monedhat kombëtare dhe në fazën e parë, një pjesë e furnizimeve do të paguhen në rubla ruse. Dhe kjo është me të vërtetë një fazë e re, mundësi të reja, duke përfshirë zhvillimin e marrëdhënieve tona monetare dhe financiare”, tha Novak.

Novak tha gjithashtu se të dy presidentët arritën marrëveshje për krijimin e bllokut bankar financiar “për të mundësuar kompanitë tregtare, qytetarët rusë, të paguajnë gjatë udhëtimeve turistike dhe të shkëmbejnë para”.

Putin dhe Erdogan ranë dakord për të mbajtur takimin e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Ruso-Turk në Turqi.

Ndryshe, shtetet evropiane pas vendosjes së sanksioneve ndaj shtetit rus kanë refuzuar që të paguajnë me rubla blerjen e gazit.

Rruga Press

You may also like