Turqia ndryshon konceptin e anijeve avionmbajtëse – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir, deklaroi se falë Turqisë bota e ka përmbushur konceptin e ‘avionmbajtëses të dronëve’.

Ismail Demir i bëri një vlerësim çështjeve të ndryshme në agjendën e industrisë turke të mbrojtjes.

Demir tha se avionmbajtësja nuk është një anije uniforme e përcaktuar, ndërsa shtoi se mund të punohet rreth këtij koncepti.

“Ne pamë që ishte e mundur vendosja e mjeteve ajrore pa pilot të armatosura dhe të paarmatosura në anijen sulmuese amfibe‘TCG Anadolli’ dhe filluam të punojmë në këtë. Kjo anije tani lundron në det. Pajisjet e saj janë në një fazë shumë të avancuar. Pritet që pajisjet të kompletohen, pastaj së shpejti anija do të hyjë në shërbim”, tha ai.

Duke theksuar se koncepti i avionmbajtësve tani po ndryshon, Demir tha: “Këtu kemi sjellë edhe një koncept të ri që tërheq vëmendjen në botë dhe konceptin e ‘avionmbajtëseve të dronëve’. Ky koncept tërhoqi vëmendjen edhe të shtypit të huaj.”

Demir potencoi fazën e arritur në projektin e anijes sulmuese turke, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërtimi i prototipit të parë në projekt do të fillojë në vitin 2022. Dizajni është i qartë.”

Ai tha se mendojnë se eksportet e industrisë turke të mbrojtjes do të kalojnë 3 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Demir përmendi gjithashtu punën në industrinë e mbrojtjes ajrore.

“Në mbrojtjen ajrore, ka dërgesa të ‘Sungur’, ‘Hisar A’ (lartësi e ulët), ‘Hisar O’ (lartësi mesatare). Ne do të fillojmë dërgimin e sistemeve Hisar O. Mund të shohim një tjetër provë të sistemit të mbrojtjes ajrore ‘Siper’ para përfundimit të këtij viti”, tha ai. /trt/

You may also like