Turqia i kërkon Finlandës e Suedisë ndryshim ligjesh për mbështetjen në NATO

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet të ndryshojnë ligjet për të fituar mbështetjen e saj për anëtarësimin në NATO.

Më 13 maj, Turqia kundërshtoi anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO me arsyetimin se po strehonin persona të grupeve terroriste.

Cavusoglu deklaroi se Turqia, nuk do të hiqte veton në rast se nuk plotësoheshin kërkesat e saj, duke nënvizuar edhe deklaratat e fundit të presidentit Taip Erdogan.

Ankaraja kërkon që Suedia dhe Finlanda të ndalojnë mbështetjen e tyre ndaj PKK dhe grupeve të tjerë, t’i ndalojë ato së organizuari evente në territorin e tyre, të ekstradojë ata persona që janë akuzuar nga Turqia për terrorizëm.

Ai deklaroi se Turqia u kishte dhënë delegacioneve finlandeze dhe suedeze dokumente ku nënvizoheshin kërkesat gjatë bisedimeve në Ankara dhe se ishte në pritje të përgjigjes së tyre. Ministri shtoi se është në pritje që aleatët të punojnë për të adresuar shqetësimet mbi sigurinë.

Rruga Press

You may also like