Turqia dërgon notë proteste ndaj Greqisë e SHBA, në debatin për ishujt (fotot)

by admin
Spread the love

Turqia ka thirrur sot ambasadorin e Greqisë dhe ka depozituar një notë proteste ndaj Uashingtonit për përdorimin e autoblindave të SHBA në dy ishuj të detit Egje pranë brigjeve të turke.

Ministria e jashtme e Turqisë i tha të dërguarit grek se “Athina duhet të ndalojë provokimet” dhe të respektojë statusin jo-ushtarak të ishujve sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton agjencia shtetërore turke Anadolu.

Në letrën për ambasadën amerikane në Ankara, Turqia u thoshte Uashingtonit se “armatimet e saj nuk duhet të përdoren për të shkelur statusin e pranuar të ishujve”, shkruante agjencia Anadolu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar vecmas Greqinë se po kryen “provokime” dhe se “po luan lojra të rrezikshme”.

“Greqia nuk mund të jetë interlokutori ynë i barabarte, as politikisht, ushtarakisht apo ekonomikisht”, tha Erdogan më herët në një fjalim televiziv.

Greqia e Turqia janë të dyja pjesë e aleancës së NATO-s që drejtohet nga SHBA, por debatojnë prej vitesh për kufijtë detarë dhe të drejtat e eksplorimit të energjisë në detin Egje dhe në lindje të detit Mesdhe.

 Përshkallëzimi i fundit nisi kur inteligjenca turke shpërdau imazhe ajrore të disa anijeve që dukej se po ngarkoheshin me mjete të blinduara amerikane në dy ishuj grekë, Lesbos e Samos.

Erdogan ka akuzuar shpesh Greqinë se ka ‘pushtuar’ ishujt e detit Egje, statusi të cilëve është caktuar me traktatet pas Luftës së Parë Botërore, ku Turqia ishte palë humbëse.

Athina nga ana e saj ka akuzuar Turqine se ka shkelur disa herë hapësirën ajrore të ishujve.

Greqia është ankuar formalisht në NATO e BE, kur Erdogan i referohej tërthorazi ndërhyrjes ushtarake këtë muaj.

Ai tha sot se Greqia nuk është në kushte të barabarta me Turqinë prandaj refuzon bisedimet diplomatike.