Turqi, votat nga përtej detit mbyllen “me pesë dryna” dhe dy palë roje sigurie

by admin
Spread the love

Kutitë e vulosura me afro 1.8 milionë vota të hedhura nga turqit jashtë kufijve kanë mbërritur në Ankara dhe po mbahen në një dhomë sigurie të mbyllur me pesë dryna, shkruajnë mediat vendase.

Një çelës i dhomës mbahet nga kryetari i Drejtorisë së Zgjedhjeve të Qarkut të Jashtëm të Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK), ndërsa çelësat e tjerë mbahen nga përfaqësuesit e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës dhe Partia İYİ (Mirë).

Dera mund të hapet vetëm kur këta pesë përfaqësues të mblidhen në të njëjtën kohë dhe heqin drynat e tyre. Dy palë roje sigurie qëndrojnë përpara saj. Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 14 maj, kutitë e votimit u vendosën në 73 vende dhe 156 qendra për mbi 3.4 milionë votues të regjistruar në listat elektorale për turqit që jetojnë jashtë.

Ata që ndodhen në Europë, Afrikë dhe Amerikën e Veriut, i hodhën votat e tyre për zgjedhjet në misionet diplomatike turke ndërmjet 27 prillit dhe 9 majit. Votat e sjella nga jashtë do të hapen njëkohësisht me kutitë e tjera pas përfundimit të procesit të votimit në vend më 14 maj në orën 17:00.

Rivali kryesor i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu, po synon të marrë dhe votat e kurdëve në këto zgjedhje. Ai i ka kushtuar atyre vëmendje të shtuar, cka shënon një kthesë domethënëse për partinë e tij CHP e cila për dekada me radhë e ka injoruar rajonin kryesisht kurd të Turqisë.


Top Channel

You may also like