TURQI & SIRI – 243 pasgoditje tërmeti

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

STAMBOLL, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Ka pasur 243 pasgoditje në rajonin kufitar turko-sirian deri më tani, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Shefi i AFAD-it, Yunus Sezer dha shifrën e përditësuar sot në mëngjes, një ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin duke vrarë mijëra persona në Turqi dhe Siri.

Rula Amin, zëdhënëse e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se me kaq shumë pasgoditje dhe lëkundje, njerëzit kishin shumë frikë të qëndronin në shtëpitë e tyre, por nuk kishin ku të shkonin në kushtet e motit të ftohtë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMargariti: Lutje për shpirtrat e të lënduarve në Turqi e Siri
Artikulli tjetërSiguria rrugore, pezullohen 78 lejedrejtimi

You may also like