TURQI – Erdogan: Të vendosur t’i bëjmë kufijtë më të sigurtë kundër terrorizmit

by admin
Spread the love

KONIA, 27 nëntor /ATSH-AA/ – Turqia është e vendosur ta bëjë vendin dhe kufijtë e saj të sigurt përmes operacioneve kundër terrorizmit, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Me këto operacione, hap pas hapi, ne jemi të vendosur të bëjmë çdo pëllëmbë të vendit tonë të sigurt duke filluar nga kufijtë”, tha Erdogan në një takim në provincën turke të Konias.

Mesazhet e presidentit Erdogan erdhën pasi tre ushtarë turq humbën jetën në veri të Irakut këtë javë në zonën e operacionit “Kthetra-Dryni”, të cilin Turqia e nisi në prill për të shënjestruar strehëzat e organizatës terroriste PKK në rajonet veriore të Metina, Zap dhe Avasin-Basyan afër kufirit me Turqinë.

Erdogan shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të ushtarëve.

Të dielën e kaliuar, forcat turke nisën një operacion ajror ndërkufitar kundër organizatës terroriste PKK/YPG, e cila vepron në strehimet e terroristëve në zonat kufitare të Sirisë dhe Irakut dhe planifikon sulme ndaj Turqisë.

Zyrtarët turq thanë se operacioni u nis në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Ata gjithashtu theksojnë se terroristët janë objektivi i vetëm i operacionit.

Operacioni pasoi sulmin terrorist të kryer nga terroristët e PKK/YPG-së më 13 nëntor në rrugën e frekuentuar “Istiklal” të Stambollit, ku humbën jetën gjashtë persona, ndërsa 81 të tjerë u plagosën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like