TURQI – Erdogan shqyrton një ofensivë tokësore kundër milicisë kurde

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po shqyrton nisjen e një ofensive tokësore, pas sulmeve ajrore ndaj pozicioneve kurde në Siri dhe Irak.

Erdogan tha sot se nuk kishte asnjë dyshim për kufizimin e opsioneve të tij në operacionet ajrore.

“Duhet të vendoset se sa forca tokësore duhet të marrin pjesë dhe më pas do të ndërmerren hapa”, sipas AA-së, që citon Erdoganin.

Turqia nisi dje sulme të shumta ajrore kundër Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) dhe Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun Verior dhe Sirinë Veriore.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se të paktën 35 persona u vranë.

Qeveria turke i lidhi sulmet e saj ajrore me një sulm në rrugën tregtare ”Istiklal” të Stambollit, të dielën e një jave më parë.

Ajo i sheh YPG-në dhe PKK-në si organizatorët e sulmit, megjithëse të dy grupet e kanë mohuar këtë.

Hetimet janë ende në vazhdim në Turqi.

Qeveria turke i klasifikon YPG-në dhe PKK-në si organizata terroriste.

Milicia kurde tha se do të hakmerrej kundër sulmeve ajrore dhe Turqia tani është granatuar nga Siria, sipas raporteve zyrtare.

”Tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën në provincën Gaziantep”, tha sot ministri i Brendshëm Suleyman Soylu./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like