TURQI – Erdogan shpall javë zie kombëtare pas tërmetit

by admin
Spread the love

STAMBOLL, 6 shkurt /ATSH-DPA/- Pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur një javë zie kombëtare për të nderuar mijëra të vdekur.

“Të gjithë flamujt brenda dhe jashtë vendit do të vendosen në gjysmështizë deri të dielën”, tha presidenti në Twitter sot në mbrëmje.

Periudha kombëtare e zisë do të përfundojë më 12 shkurt pas perëndimit të diellit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRUSI – Zgjerohet deficiti buxhetor me rënien e të ardhurave nga energjia
Artikulli tjetërSTAMBOLL – Mbi 3 000 të vdekur pas tërmetit në Turqi dhe Siri

You may also like