TURQI – Erdogan: Qasja e Rusisë në bisedimet për grurin ukrainas ishte pozitiv

by admin
Spread the love

ANKARA, 19 korrik /ATSH-AA/-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se qasja e Rusisë ndaj ndërmjetësimit të Turqisë për nxjerrjen e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi ishte pozitive.

“Qasja e delegacionit rus në takimet e fundit të Istanbulit ishte shumë pozitive. Rezultati i bisedimeve do të ketë një ndikim pozitiv në të gjithë botën”, i tha presidenti Erdogan homologut të tij rus, Vladimir Putin, në kryeqytetin iranian Teheran.

Deklarata e Erdogan erdhi gjate një konference për shtyp me presidentin Putin përpara takimit të tyre dhe bisedimeve në formatin e Astanës, i cili do të organizohet nga presidenti iranian, Ebrahim Raisi, për të diskutuar zhvillimet e fundit në Siri dhe luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht PKK-së, degës së saj siriane YPG/PKK dhe DEASH-it.

Presidenti turk tha se beson se bisedimet do të jenë të frytshme.

Nga ana e tij, presidenti Putin falënderoi presidentin Erdogan për përpjekjet ndërmjetësuese të Turqisë në çështjet e ushqimit dhe grurit, duke shtuar se procesi për eksportet e grurit ukrainas ka ecur përpara me ndërmjetësimin e Ankarasë.

Putin theksoi se çështjet që lidhen me eksportet e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi nuk janë zgjidhur ende të gjitha, por ka patur progres dhe kjo është një shenjë e mirë.

Gjatë një takimi, zyrtarët turq, ukrainas, rus dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB) ranë dakord për të formuar një qendër koordinimi në Stamboll për të lehtësuar eksportet e grurit ukrainas.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like