TURQI – Erdogan ofron të ndërmjetësojë bisedimet për të zbutur krizën Ukrainë-Rusi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

STAMBOLL, 3 shkurt /ATSH-DPA/ Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi sot se Turqia do të ndërmjetësojë bisedimet e nivelit të lartë midis Ukrainës dhe Rusisë në një përpjekje për të ulur tensionet mes fqinjëve.

“Ne do të jemi të lumtur të presim një samit në nivel liderësh ose bisedime të nivelit teknik”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

“Ankaraja mbështet partnerin e saj strategjik, integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë e kontrolluar nga Rusia”, shtoi ai.

Zelensky falënderoi Erdoganin për përpjekjet e tij ndërsa tha se vizita e Erdoganit tregoi se Turqia është “mike e Ukrainës”.

Presidenti turk është i fundit mes shumë liderëve të tjerë që viziton Kievin. Kryeministrat e Britanisë së Madhe, Holandës dhe Polonisë kanë qenë të gjithë atje mes aktiviteteve diplomatike për të shmangur mundësinë e luftës në Evropën Lindore.

Erdogan u bëri thirrje palëve të ushtrojnë vetpërmbajtje duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës, e cila përfshin një grumbullim masiv të trupave ruse përgjatë kufijve të Ukrainës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like