TURQI – Erdogan: Finlanda dhe Suedia t’i marrin seriozisht shqetësimet tona të sigurisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ANKARA, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ofertat suedeze dhe finlandeze për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s varen nga masat konkrete për të lehtësuar shqetësimet e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

”Ne nuk duam fjalë boshe, ne duam rezultate”, u tha Erdogan gazetarëve në Ankara para nisjes së tij për në Madrid duke shtuar se ishte lodhur duke pritur.

”Nëse Suedia dhe Finlanda duan të bëhen anëtarë të NATO-s, ata duhet të marrin seriozisht shqetësimet e sigurisë së Turqisë, e cila ka qenë anëtare e aleancës për 70 vjet”, theksoi Erdogan.

Ai përsëriti kritikat e Ankarasë, sipas së cilës Suedia dhe Finlanda mbështesin Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e klasifikuar gjithashtu si një grup terrorist nga SHBA dhe BE.

Erdogan do të takohet sot në Madrid me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez, Sauli Niinisto./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like