TURQI – Ankaraja thërret ambasadorin suedez

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ANKARA, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministria e Jashtme e Turqisë ka thërritur ambasadorin suedez.

”Mund të konfirmojmë se ambasadori i Suedisë ka pasur një takim në Ministrinë e Jashtme turke”, shkroi Ministria e Jashtme suedeze në një email për agjencinë e lajmeve TT.

Ndërkohë, agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency tha dje në mbrëmje, duke cituar burime diplomatike, se sfondi ishte një incident në ambasadën turke në Stokholm.

Sipas raportit, në ndërtesën e përfaqësisë së Ankarasë në Suedi u projektuan imazhe që përmbanin “propagandë terroriste” dhe përmbajtje që fyente presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Grupet e afërta me Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) thuhet se qëndronin pas saj.

”Ambasadori Staffan Herrström tha se do të marrë masat e nevojshme”, shkruan Anadolu Agency.

Ankaraja aktualisht po bllokon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke përmendur, ndër të tjera, mbështetjen e supozuar të dy vendeve për milicinë kurde siriane, Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG).

Turqia e sheh YPG-në si një degë të PKK-së.

Ndër të tjera, Ankaraja kërkon ekstradimin e disa personave nga kandidatët e NATO-s./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like