TURQI – Anije të tjera me produkte bujqësore largohen nga portet ukrainase

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ANKARA, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Katër anije mallrash, që transportonin 33 300 tonë produkte bujqësore u larguan nga portet ukrainase të Odesës, Chernomorskut dhe Yuzhnyt, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Anijet janë ”Da Liang”, e cila transporton 14 000 tonë panxhar sheqeri për në Gunsan, në Korenë e Jugut, dhe ”Filyoz” dhe ”Foyle” me përkatësisht 5 000 dhe 4 300 tonë vaj vegjetal, si edhe ”Kubrosli Y” me 10 000 tonë grurë.

Anijet janë nisur të gjitha për në Turqi dhe do të inspektohen sot.

Largimi i tyre u miratua nga Qendra e Përbashkët Koordinuese (JCC) e ngritur në Stamboll.

Ndërkohë, pesë anije të tjera bosh, janë nisur drejt porteve të Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMSHMS: 341 raste të reja me COVID-19 në 24 orë

You may also like