“Turp të keni”, Saimir Korreshi përplaset me deputeten e PS-së

by admin
Spread the love

Debate të forta u bënë sot në Komisionin e Ligjeve teksa po diskutonin mbi gjendjen e sistemit të energjisë elektrike në vendin tonë.

Deputeti i PD-së i zgjedhur në Lushnje Saimir Korreshi akuzoi për punësime politike dhe gjendje të mjerueshme të “Elektrikut” në qytetin e tij.

Debati në Komisionin e Ligjeve:

Saimir Korreshi: Nuk pranoj për diskutim vetëm diçka, që këtu na u tha nga drejtori i OSHEE-së na është rritur në performancë. Ka vendosur buzëkuq, por nuk është larë. Në të gjithë fshatrat e Lushnjes, një vesë shi dhe nuk ka drita, rrjeti është tejet i amortizuar.

Së dyti të gjithë drejtuesit, punëtorët në Lushnje, OSHEE i ka punëtorë partie. Kjo e zhyt OSHEE-në më keq, njerëzit i kanë hequr se kanë djergur flamujt e PS-së dhe kjo e ka ulur performancën. Zyra e shërbimit në Lushnje, nuk ka elektricistë. Dhe kur marrin në telefon nuk kanë makinë, i çon policia elektricistët për të rregulluar defektin. Do i kthehem edhe njëherë atij zv/ ministrit.

Klotilda Bushka: Hajde tani boll më u bëtë qesharakë.

Saimir Korreshi: Unë nuk e mbyll se ai është qytetar lushnjar. Ti nuk më ndërpret fare mua se nuk je kryetare e komisionit. Nuk më ndërpret fare.

Dashnor Sula tenton ta qetësojë Saimir Korreshin.

Saimir Korreshi: Nuk më ndërpret ti fare o zonjë. Çfarë bëhet këtu, budallallëqet janë tuajat, që po rruani lekët. Nuk keni turp.

Klotilda Bushka: Zoti Korreshi mbaroni fjalën.

Saimir Korreshi: Ai qytetari që ka vdekur, është i nderuar, nuk ka vuajtur as trutë as nga depresioni, është nga turpi 35 mijë lekë të vjetra. Nuk kishte vjedhur energji, por vetëm se kishte një sahat për shtëpinë dhe dyqanin dhe këta nuk bënin diferencimin e taksimit të borxhit si biznes dhe shtëpisë. Nuk është turp të rrijë në burg. Të thuash ka ikur nga mendtë e kokës, nuk mund ta pranoj, turp ta ketë ai që e tha. Ai ka qenë fisnik burrë. Ka një shprehje në andej, është pak banale, nuk po e them, por thotë “njëri vërshëllen andej nga Leçja dhe ikin dritat në Lushnje”.

You may also like