Turp portaleve të tilla, jam shëndoshë e mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shpesh herë VIP – të e estradës bëhen pjesë e lajmeve të rreme.

Së fundi, një gjë e tillë është shkruar për këngëtarin, Ermal Fejzullahu, shkruan “Kosovarja”.

Në disa portale u publikua lajmi se artisti ka pësuar një sulm të rëndë, lajm të cilit i ka reaguar Fejzullahu.

Ai e ka postuar në InstaStory lajmin nga një media e shkruar ku i revultuar ka reaguar duke treguar se shëndet i tij është shumë mirë.

“Nuk e di si nuk iu vjen turp portaleve të tilla. Turpi i botës. Jam shëndoshë e mirë faleminderit Zotit dhe nuk kam asnjë problem me shëndetin. Kjo është turp”, ka shkruar ai.

Ndryshe, më parë janë bërë lajme të tilla për shkaqe të përfitimeve të ndryshme që nuk dihen.


You may also like