Turneu ‘Future Nostalgia’ i sjell mbi 38 milionë euro fitime Dua Lipës

by admin
Spread the love

Vlera e aseteve në biznesin e turneut të Dua Lipës shkoi deri në 32.5 milionë funte (38.5 milionë euro), pavarësisht nga pandemia – duke i bërë dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 50 milionë funte (59.3 milionë euro).

Rritja prej 5.5 milionë funte (6.5 milionë euro) nga 28 milionë funte (33.2 milionë euro) vitin e kaluar besohet se rrjedh nga shitja e biletave të bëra për turneun e saj botëror të “Future Nostalgjisë”, i cili do të zhvillohej pikërisht kur filloi izolimi.

Turneu nga prilli deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe u riplanifikua disa herë dhe vetëm tani pas dy vitesh ka rifilluar, shkruan DailyMail.

Por, për shkak se biletat dolën në shitje në vitin 2019, ylli ka parë një rritje masive në kompaninë e saj të turneut të titulluar ‘Dua Lip Live LLP’.


Me asetet nga kompania tjetër e saj ‘Dua Lipa Limited’, e cila vlen 19.1 milionë funte (22.6 milionë euro), do të thotë se vlera e saj tani është 51.6 milionë funte (61.2 milionë euro).

Albumi i 26-vjeçares “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është albumi më i dëgjuar i një artiste femër në Spotify.

Ajo filloi një turne 71 ditor në shkurt, i cili do ta çojë atë në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, përpara se të shkojë më pas në Evropë dhe në Australi dhe Zelandë të Re.

Turneu i Duas filloi në Miami, teksa ajo u nis për në Portland të martën.

Turneu po promovon albumin e saj më të fundit me titull “Future Nostalgia”, i cili përmban hite si: “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

 


You may also like