Tupançevski: Ministria e Drejtësisë nuk mund ta ndalë emërtimin “Car Boris” për klubin e ri bullgar në Ohër

by admin
Spread the love




Ministri e  Drejtësisë Nikolla Tupanceski deklaroi se institucioni që ai drejton nuk ka kompetenca për të vendosur për lejimin ose ndalimin e hapjes së një Klubi të ri Kulturor bullgar në Ohër me emrin “Car Boris”. Ai ka përmendur se kompetencat e tyre janë abroguar pasi që para një muaji është formuar grupi punues ose organi ad hok në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili si organ këshillimor duhet të japë mendimin e vet për karakterin e figurave historike, emrat e të cilëve u vihen shoqatve ose fondacioneve.

“Besoj se seanca e tyre konstituive do të mbahet për një kohë të shkurtër, sepse emrat dihen dhe ai komision duhet të fillojë me punë, gjegjësisht të jetë në nivelin e detyrës që u është vënë para tyre”, tha Tupançevski. /SHENJA/


You may also like