Tuneli i Llogarasë, Rama: Po punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohë

by admin
Spread the love

Mëngjesin e kësaj të shtune kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” pamje nga punimet në tunelin e Llogarasë.

Krahasa videos, kryeministri, shkruan se po punohet me ritme të shpejta dhe se tuneli shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.

“Mirëmëngjes dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë”,-shkruan Rama.

Tuneli parashikohet të jetë i gjatë 6 kiliometra. Punimet po vijojnë paralelisht për të dy krahët e lëvizjes dhe për tunelin e emergjencës. Provizorisht pritet që tuneli të hapet në vitin 2023, por për qarkullimin e automjeteve, tuneli do të jetë gati në vitin 2024.

Tuneli do të ketë dy korsi në secilin krah të tij dhe një korsi emergjence. Me një vlerë prej afro 140 milionë eurosh, tuneli i Llogarasë është një nga veprat më të mëdha infrastrukturore për jugun e vendit, i cili pritet jo vetëm të lehtësojë lëvizjen e turistëve drejt plazheve të Rivierës Shqiptare, por edhe të ndikojë në rritjen e tyre.

Gjithashtu, tuneli i Llogarasë që nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës, do të shkurtojë dhe distancën për ata qytetarë që do të vizitojnë apo banojnë në jug të vendit.

You may also like