“Ani” mban titullin projekti më i ri muzikor të cilin e ka sjellë këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu në bashkëpunim me artistin Markel Goga.
Kënga e cila është publikuar me videoklip, i cili është punuar nga “Sekuencë “, është shkruar nga vetë artisti Goga dhe producent i saj është Fatjon Miftari.
Kohëve të fundit artistja ka qenë e fokusuar për të sjellë projekte të reja muzikore, rikujtojmë se para dy muajsh publikoi këngën “Qa bone”, si dhe para shtatë muajsh bashkëpunimin me Cozman, “I huj”, bashkëpunim ky që befasoi audiencën, pasi që rikethu në vëmendje romancën e para disa viteve të dyshes./21Media