Tulipanë pa ngjyrë , Holanda ndalet në barazim me Ekuadorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një Holandë pa ide ndaj Ekuadorit. ‘Tulipanët’ nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1duke lënë kështu të hapur gjithçka në grup. Skuadra e Van Galit kaloi shpejt në avantazh, teksa në minutën e 6-të, Gakpo e dërgoi topin në fundin e rrjetës. Kur u duk se Holanda do të merrte frenat e lojës në dorë, Ekuadori tregoi se është një skuadër e fortë dhe vuri shpesh herë në rrezik portën kundërshtare.

Ekuadori ia doli të shënojë në shtesën e pjesës së parë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje. Gjithsesi pjesa e dytë nisi pikërisht në favorin e tyre, pasi tentativat e shumta u kthyen në një kundërsulm të frikshëm dhe Valencia është njeriu-gol i ekuadorianëve, pasi u gjet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të barazuar rezultatin.

Holanda ishte në gjumë duke mos reaguar dot, ndërsa ishin edhe me fat pasi traversa ju erdhi në ndihmë, ndërsa tani duhet të shtrëngojë dhëmbët për në vazhdim.

Foto: OnsOranje, Twitter

You may also like