Tuhel tall “djajtë”, shkak bëhet Herri Kejn: Të gjithë e duan atë, por është i yni

by admin
Spread the love

Mançester Junajtidi do të kërkojë të bëjë “mrekullinë” ndaj Bajernit në javën e fundit të fazës së grupeve, Champions. Forma e dobët e “djajve” nuk jep shumë shpresa, por momenti jo i mirë i bavarezëve mund të nxisë disa shkëndija se do të arrijnë objektivin, e shoqëruan me barazimin e duelit Kopenhagen-Gallatasaraji, çka do t’i mundësonte kualifikimin.

kejn tuhel

Tomas Tuhel në daljen para mediave ka mbajtur si pikë referuese Herri Kejnin, emër i lakuar në kampin e vendësve në merkaton e verës, por që 30-vjeçari anglez zgjodhi Mynihun:

“Çdo tifoz dëshiron që Herri Kejn të luajë për skuadrën e tyre. Ne jemi shumë krenarë që nënshkruam me të. Model i shkëlqyer. Herri e ka zakon të shënojë gola në masë dhe ndihet tepër i motivuar për ta bërë të njëjtën gjë edhe në duelin e sotëm. Historia e mrekullueshme që ta sjellim kapitenin e Anglisë në shtëpinë e tij, kundër njërit prej ekipeve më të titulluara në Ishull.

Ia kam përmendur shpesh grupit se Junajtidi mbetet ekip i rrezikshëm, pavarësisht formës aktuale. Pjesë e ADN-së së tyre për t’u mbijetuar edhe momenteve të vështira. E vërtetë se kanë pësuar gola, ama janë treguar të aftë edhe në fazën ofensive. Stadiumi do të jetë një tjetër armë shtesë në favor të Mançesterit, aq më pak në situatë të ndërlikuar rreth kualifikimit nga kahu i tyre.

E quaj të pakuptimtë problemin e mentalitetit në ekip. E paranoj se disfata në Frankfurt na dhembi të gjithëve. Humbja e topit mbizotëroi në 22 raste, shifër jashtëzakonisht e lartë. Rastet i patëm për t’iu kundërpërgjigjur rivalit, ndonëse efikasiteti para portës nuk shkoi mirë. Kemi marrë mësim të vlefshëm nga shuplaka në Bundesligë dhe koha t’i reflektojmë në fushë”, e mbylli Tuhel.

Përgatiti: SAIMIR MBËRIS – PANORAMASPORT.AL

You may also like